Aktualitet

“Shko merri telefonin Shullazit po ta mbajti”, Vezaj- Agim Ismailit: Bëni pazare me të fortët, futni drogë në burgje

17 Tetor 2019, 08:11 Nga DOSJA
“Shko merri telefonin Shullazit po ta mbajti”, Vezaj- Agim Ismailit:

Tiranë- Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar ashpër ndaj drejtorit të Burgjeve,  Agim Ismailit në lidhje me punën e këtij të fundit nëpër burgjet e vendit.

Vezaj shprehet se drejtorët bëjnë pazare me të fortët  dhe lejojnë futjen e drogës nëpër burgje për ta. Në reagimin e tij, ai i thekson Ismailit se as telefonit nuk i merr dot në qeli të dënuarit Emijano Shullazit.

“Jane po këta drejtor që bëjnë pazare me të fortët e që lejojnë takime në grup me anëtar të bandës (si Shullazi me shokë) brenda burgut! Jane po këta drejtues (disa) policie në burgje që zotrote i ke në varësi dhe marrin rroga mujore nga  familjarët e të dënuarve (ne burgje të sigurisë së lartë)! Dhe ju vazhdoni e bëni deklarata!? Epo kësaj i thonë të ngatërrosh përgjegjësin qe ke me “analistin apo studiuesin” e OJQ-ve! E në fund nuk harron të mbyll fjalën e tij me premtimin se “do ti jepet fund edhe trajtimit “VIP” të të burgosurve”, po këto 8 muaj çfarë keni bere veë ndryshimit të strukturës për punësimin e militantëve dhe të deleguarve të deputeteve të zonave!? Gjithsesi unë mbetem në pritje të SPAK-ut (të vertetë) që këta drejtor dhe kopje të tillë do të përfundojnë brenda hekurave të burgut!  shko merri telefonin Shullazit, Dajtit etj, po ta mbajti”, shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Pazaret e drejtoreve me te “fortet” e burgjeve!
##
Nga burgu janë porositur edhe vrasje, eshte kryer trafik droge, punonjesit e policise i furnizojne me droge dhe cfare duan te burgosurit etj etj!! Keto jane disa nga fjalet e Drejtorit te Pergjighshem te Burgjeve Agim Ismaili para Komisionit te Sigurise dhe ne media keto dy ditet e fundit!
Cfare turpi!
Eshte skandaloze, ku edhe pse mbi 8 muaj ne kete detyre ai vazhdon te bej konstatime dhe jo kallezime per ndeshkimin e ketyre personazheve qe ai i di! Jo vetem kaq, por flet ne media dhe para deputeteve sikur te jete perfaqesues i ndonje OJQ-je qe ka kryer ndonje studim dhe po publikon gjetjet! Po ke mbi 8 muaj ne ate detyre dhe akoma me konstatime!!??? Po te kishte prokurori me këllqe dhe jo PPP te pushteti ndaj ketij drejtori duhej ngritur akuze per “moskallezim krimi” e ndoshta edhe “shperdorim detyre” pasi i di te gjitha keto “pazare” qe behen ne institucionin qe ai drejton dhe cfare ka bere!??? Si mund te thuash e te besh deklarata te tilla, kur dihet tashme qe jane drejtoret e emruar me firmen e tij, ata qe fusin karta e telefona ne qeli per te fortet e burgjeve, disa kundrejt pageses e disa tjere me kushtin qe i forti te bej zap te denuarit e tjere qe mos te bejne protesta ne burg (psh: 313, 302, Peqine, Fushe-Kruje, Drenove etj)!! Jane po keta drejtor qe bejne pazare me te fortet e qe lejojne takime ne grup me anetar te bandes (si Shullazi me shok) brenda burgut! Jane po keta drejtues (disa) policie ne burgje qe zotrote i ke ne varesi dhe marrin rroga mujore nga te familjaret e te denuarve (ne burgje te sigurise se larte)! Dhe ju vazhdoni e beni deklarata!? Epo kesaj i thone te ngaterrosh pergjegjesin qe ke me “analistin apo studiuesin” e OJQ-ve! E ne fund nuk harron te mbyll fjalen e tij me premtimin se “do ti jepet fund edhe trajtimit “VIP” të të burgosurve”, po keto 8 muaj cfare keni bere vec ndryshimit te struktures per punesimin e militaneteve dhe te deleguarve te deputeteve te zonave!? Gjithesesi une mbetem ne pritje te SPAK-ut (te vertete) qe keta drejtor dhe kopje te tille te perfundojne brenda hekurave te burgut!
#shko merri telefonin Shullazit, Dajtit etj, po ta mbajti#

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim ismaili flamur vezaj agim ismaili flamur vezaj

Sondazh

Poll