Aktualitet

Do arratiset Marsida Qatja?! Nëna e 3 fëmijëve ‘harron’ krimin që i gjakosi shtëpinë, publikon SMS: Merr pasaportën f

17 Tetor 2019, 07:47 Nga DOSJA

TIRANË– Marsida Qatja, 30-vjeçarja që u përfol si molla e sherrit për krimin e ndodhur në Kavajë ka publikuar një mesazh dashurie në rrjetet sociale.

Në foton e publikuar nga Qatja shihen fjalë zemre të dërguara nga një person që i kërkon Marsidës të marrë pasaportat dhe ta takojë.

Më pas, personi të cilit Marsida nuk ka dashur t’ja bëjë publik emrin shkruan se e do shumë nënën e tre fëmijëve dhe se nuk jeton dot pa të.

Nëse mendon se më do, merr pasaportat dhe të pres në takim, po pres dhe letra nga ty, të më shkruash për të gjitha, për dashuri dhe për situatën, të vërteta. Jeta pa ty do ishte e kotë. Unë të dua shumë dashuria ime. Le të gaboj në ndjenjën time, por ti je fryma ime,”– shkruhet në mesazhin e publikuar nga pronarja e Dubleksit ku mbeti i vrarë Dritan Hoxholli.

Mos ndoshta Marsida po jep një mesazh ku lë të kuptohet se mund të largohet nga Shqipëria?

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marsida qatja mesazhe dashurie vrasja per te dashuren ne kavaje marsida qatja mesazhe dashurie vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll