Aktualitet

Po përpunonin kokainë, “Shqiponjat” kapin dy trafikantët nga Elbasani me ‘mall’ në dorë, në peshore ndanin dozat

17 Tetor 2019, 08:06 Nga DOSJA
Po përpunonin kokainë, “Shqiponjat” kapin dy

ELBASAN– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohen se tregtonin lëndë narkotike.

Burime zyrtare bëjnë me dije se J. H., 38 vjeç dhe K. Z., 24 vjeç, të dy banues në Karakullak, Bradashesh, Elbasan u arrestuan teksa në një lokal po përpunonin lëndë narkotike.

Ka qenë grupi i efektivëve të ‘Shqiponjave” që kanë mësyrë në lokalin në fjalë, pas informacioneve të marra dhe kanë gjetur dy personat teksa përpunonin lëndën narkotike.

Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar 30 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe 3 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen e dozave të kokainës.

Njoftimi i policisë Elbasan

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh përpunohej një sasi lënde narkotike kokainë për t’u hedhur në treg, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja” zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Përpunimi”, si rezultat i të cilit u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

Shtetasit e sipërpërmendur, në fshatin Karakullak, në lokalin e marrë me qera nga shtetasi K. Z., në rrugën dytësore Elbasan-Bradashesh janë kapur në flagrancë ndërsa po përpunonin në bashkëpunim me njëri-tjetrin lëndë narkotike të llojit kokainë, gati për shitje në treg.

Në kuadër të këtij operacioni policor u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 30 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe 3 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen e dozave të kokainës.

Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve“, e kryer në bashkëpunim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy trafikantet elbasan shqiponja arrestohen dy trafikantet elbasan shqiponja

Sondazh

Poll