Aktualitet

Iu pre me sharrë punëtori, arrestohet pronari i gurores në Gjirokastër (Emri)

17 Tetor 2019, 08:28 Nga DOSJA
Iu pre me sharrë punëtori, arrestohet pronari i gurores në

GJIROKASTËR– Pronari i gurores në Gjirokastër ku një ditë më parë u pre me sharrë një punëtor 35 vjeç është vënë në pranga. Dosja.al mëson se Qazim Brahimi është arrestuar dhe akuzohet për shkelje të rregullave në punë.

Punonjësi Menti Çobo me origjinë nga Berati u pre me sharrë gjatë kohës që po punonte në guroren në pronësi të Qazim Brahimit.

Çobo mesa duket punonte pa masa mbrojtëse.

Njoftimi i policisë Gjirokastër.

Arrestohet administratori i aktivitetit privat, në të cilin u aksidentua 36 vjeçari.

Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:

Q.B., 60 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi ky shtetas ishte administrator dhe drejtues teknik i aktivitetit privat, në të cilin u aksidentua 36 vjeçari M.Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster menti cobo qazim brahimi gjirokaster menti cobo qazim brahimi

Sondazh

Poll