Aktualitet

FNSH ‘blindon’ Vlorën/ 7 të arrestuar për kultivim droge, 3 të shpallur në kërkim (EMRAT+VD)

17 Tetor 2019, 08:56 Nga DOSJA
FNSH ‘blindon’ Vlorën/ 7 të arrestuar për kultivim

VLORË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, reparti “Shqiponja”, efektivë të Policisë së Vlorës, kanë finalizuar operacionin “Vjeshta”, që është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme. 7 persona janë arrestuar, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë kultivuar kanabis me njëri-tjetrin në fshatrat e Vlorës. Personat e arrestuar janë në lidhje farefisnore me njëri-tjetrin. Hetimi ka zgjatur 6 muaj, dhe kanë qenë agjentë civilë që kanë hasur tendencën e këtyre personave për të planizuar mbjelljen e kanabisit. Personat e arrestuar janë:  Mario Veizaj, 22 vjeç, banues në Vlorë; Romeo Likaj, 29 vjeç, banues në Lapardha; Cerçiz Velaj, 33 vjeç, banues në Lapardha;
Enton Likaj, 38 vjeç, banues në Kotë, Selenicë; Daniel Nikaj, 22 vjeç, banues në Selenicë; Altin, (Shkëlzen Veizaj), banues në Vlorë.

Dosja.al gjithashtu ka mësuar se janë sekuestruar disa makina, 19 celularë, si edhe janë asgjësuar disa parcela me drogë, megjithëse nuk dihet sasia e drogës së kapur. Operacioni vjen një ditë pas arrestimit të të fortit të Selenicës, Tesilvan Basho, i cili u kap në një bilardo dhe pritet të ekstradohet në Itali, pasi është dënuar për vrasjen e dy prostitutave në shtetin fqinj.

Njoftimi i plotë i policisë
Ndalohen 7 persona e shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Në përmbushje të një prej prioriteteve kryesore të punës, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me FNSH Fier kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Vjeshta”. Ky operacion është realizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, të cilat kanë zgjatur për një periudhë 6-mujore. Operacioni është përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal kryesisht kundër ”Kultivimit të bimëve narkotike”, por edhe veprave të tjera penale si ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, ”Shpërdorimi i detyrës”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe ”Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme ky aktivitet kriminal për një nga zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike, siç janë Njësitë Administrative të Bashkisë Selenicë. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrat e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për arrestimin e shtetasve:

Ç. V, 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.
E. L, 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Bashkia Selenicë.
D. N, 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Bashkia Selenicë.
A. (Sh) V., 37 vjeç, banues në Vlorë.
A. V., 27 vjeç, banues në Vlorë.
M. V., 22 vjeç, banues në Vlorë.
R. L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

 Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.  Në vazhdimësi të këtij hetimi, janë evidentuar 24 raste të kultivimit të bimëve narkotike në 5 Njësitë Administrative (Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë), ku më parë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 16 persona (8 të arrestuar, 4 në kërkim, 4 në gjendje të lirë).

• Janë sekuestruar 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë kanabis sativa.  Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin veizaj cerciz velaj daniel nikaj enton likaj mario veizaj operacioni vjeshta romeo likaj tesilvan basho altin veizaj cerciz velaj daniel nikaj enton likaj mario veizaj operacioni vjeshta romeo likaj tesilvan basho

Sondazh

Poll