Aktualitet

Përplasi për vdekje punonjësin e pastrimit të rrugëve në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

1 Gusht 2023, 12:33 Nga f.i
Përplasi për vdekje punonjësin e pastrimit të rrugëve
foto ilustruese

DURRËS- Një 29-vjeçar është vënë në pranga, pasi një ditë më parë në aksin Tiranë-Durrës, aksidentoi për vdekje një 51-vjeçar, punonjës të pastrimit të rrugëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh. A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve).

Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

aksident ne durres arrestohet 29-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll