Aktualitet

I dehur në timon dhe u përfshi në aksident, arrestohet polici i Pustecit! AMP: Po shkonte të merrte detyrën

58-vjeçari, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, po shkonte për në punë është përplasur me një furgon.

1 Gusht 2023, 11:09 Nga k.m.
I dehur në timon dhe u përfshi në aksident, arrestohet polici i
Foto ilustruese

TIRANË- Efektivi i Policisë Kufitare, i identifikuar si Rajmond Xhipo është vendosur në pranga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, fill pas një aksidenti rrugor. 58-vjeçari, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, po shkonte për në punë është përplasur me një furgon. Pasi iu bë analiza, Xhipo rezultoi i dehur, ndaj dhe tani do të hetohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, Inspektor R.XH., 58 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Ai dyshohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Sot rreth orës 17:25, duke drejtuar mjetin në rrugën nacionale Korçë - Bilisht, është përfshirë në aksident rrugor me dëme materiale, me një mjet tip furgon. Nga testet e kryera në vendngjarje ka rezultuar se punonjësi i Policisë kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara. Ai ishte duke shkuar për të marrë detyrën. Materialet procedurale do t'i përcillen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

 

rajmond xhipo amp

Sondazh

Poll