Aktualitet

Prisnin dru në zonë të mbrojtur/ Arrestohen tre persona në Bulqizë, në kërkim dy organizatorët (EMRAT)

U arrestuan në flagrancë Banush Dedja 38 vjeç, Ramadan Basha 45 vjeç dhe Zabit Kola 43 vjeç.

1 Gusht 2023, 12:27 Nga f.i
Prisnin dru në zonë të mbrojtur/ Arrestohen tre persona në
pamje nga vendngjarja

BULQIZË- Tre perosna janë arrestuar në flagrancë, teksa prisnin dru në zonën e  mbrojtur “Liqeni i Zi” në Bulqizë. Ndërsa dy vëllezër, oragnizatorë të kësaj paligjshmërie janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Për pasojë u arrestuan në flagrancë Banush Dedja 38 vjeç, Ramadan Basha 45 vjeç dhe Zabit Kola 43 vjeç.

Gjithashtu u shpallën në kërkim Bajram dhe Ajet Lici, vëllezër, të dy banues në Fushë Bulqizë, të cilët dyshohet se kishin punësuar 3 të arrestuarit, për të prerë në kundërshtim me ligjin, lëndë drusore në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 mjete variskë dhe 1 mjet kamion që shërbenin përkatësisht për hapjen e rrugëkalimeve dhe për transportimin e lëndës drusore, një motosharrë dhe një sasi lënde drusore e prerë ilegalisht, që u gjet në pjesë të ndryshme të zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”.

Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Monitorimi i territoreve të zonave të mbrojtura, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

arrestohen tre persona ne bulqize bulqize

Sondazh

Poll