1 Gusht 2023, 10:28
Nga k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- 6 mjete lundruese janë bllokuar nga Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato të Policisë Kufitare Durrës. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, u bllokuan 4 Jet Ski u bllokuan pasi u konstatuan mungesa në dokumentacion, një skaf dhe një gomone. Pronarët u gjobitën me nga 10 000 dhe 20 000 lekë.
Policia Kufitare e Durrësit/Njësia Policore Detare
Në të gjithë hapësirën detare të qarkut Durrës, grupe kontrolli nga Njësia Policore Detare dhe nga Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Nga Shëngjini në Kavajë, u bllokuan 6 mjete të tjera lundruese, prej tyre: 4 Jet Ski, 1 skaf dhe 1 gomone. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative 10 000-20 000 lekë, për mungesa në dokumentacion ose për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues.
Nga monitorimi i vazhdueshëm i vijës bregdetare dhe i hapësirës ujore të qarkut Durrës, me objektivin primar, garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pushuesve, shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato të Policisë Kufitare të DVKM Durrës, kanë bllokuar në Shëngjin, Spille dhe Durrës, 6 mjete të tjera lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme, konkretisht:
-4 Jet Ski u bllokuan pasi u konstatuan mungesa në dokumentacion. Secili prej drejtuesve të tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë;
-1 skaf dhe 1 gomone u bllokuan pasi drejtuesit e tyre kishin tejkaluar afatin që parashikon ligji, për regjistrimin e pronësisë mbi mjetin lundrues. Secili nga këta shtetas u ndëshkua me masë administrative 20 000 lekë. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Policia Kufitare e Durrës apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë. Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.
durres
Aktualitet
1 Gusht 2023, 10:26
k.m.
Foto ilustruese
Nga dita e hënë, qytetarët e kryeqytetit kanë pritur në stacione më shumë se zakonisht pasi Unioni i ope...
Aktualitet
1 Gusht 2023, 10:05
k.m.
Foto ilustruese
GOLEM- Një 40-vjeçar, i akuzuar më parë për grabitje është arrestuar mëngjesin e sotëm n&eum...
Aktualitet
1 Gusht 2023, 09:42
k.m.
Fredi Beleri
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar pë...
Aktualitet
1 Gusht 2023, 09:38
k.m.
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një 44-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit...
Aktualitet
1 Gusht 2023, 08:56
k.m.
Foto ilustruese
Një fenomen i rrallë astronomik me dy “superhëna”, i njohur si “superhëna blu” do të ndodh...
Aktualitet
1 Gusht 2023, 08:42
f.i
KORÇË- Detaje të reja kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku Luiza Mullalli u vra nga bash...
Aktualitet
1 Gusht 2023, 08:49
k.m.
Foto ilustruese
Temperaturat e larta dhe ekspozimi në diell kanë shtuar problematikat në shëndet ku rastet më të shpeshta jan...
Aktualitet
1 Gusht 2023, 07:01
f.i
foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht t&...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 22:14
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri mjaft fermerë po hasin vështirësi në shitjen e grurit të sivjetshëm pë...
Aktualitet
31 Korrik 2023, 22:00
I.A
Pjetër Kaçi
FUSHË KRUJË- Kryefamiljari Pjetër Kaçi, i cili u dhunua ditën e djeshme brutalisht së bashku me dje...