Aktualitet

"Do ta fus në borxh k..."/ Si Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka kërcënonin shefin e policisë, biznesmeni e 'orientonte': Thuaj kështu 's'ke ndryshim nga një gjujts me lekë'

Në bisedën e përgjuar, të dy shfaqen të zemëruar pasi një drejtues policie ka nisur një grup vëzhgimi, ndërsa theksojnë se për të dyshojnë se ka pasur marrëdhënie me "Bardhok", që dyshohet se është Bardhok Pllanaj, i vrarë disa vite më parë.

1 Gusht 2023, 12:03 Nga k.m.
"Do ta fus në borxh k..."/ Si Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka
Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga dosja "Metamorfoza", aksion që vendosi në pranga zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, një prokuror dhe biznesmenë. Në pjesën e publikuar nga gazetarja duket një komunikim mes biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajrit. Në bisedën e përgjuar, të dy shfaqen të zemëruar pasi një drejtues policie ka nisur një grup vëzhgimi, ndërsa theksojnë se për të dyshojnë se ka pasur marrëdhënie me "Bardhok", që dyshohet se është Bardhok Pllanaj, i vrarë disa vite më parë. E po ashtu, të dy kanë dyshime se punonjësi i Policisë së Shtetit ka marrëdhënie edhe me familjen "Lici".

BISEDA E PËRGJUAR: 

"Do ta fus në borxh k..."/ Si Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka

Pëllumb Gjoka: Në çfarë ore e ke lënë me taku nëndrejtorin?
Bajri: Më vonë *****
Pëllumb Gjoka: Thuaj përse ke nis shkresë me ardh grupet e vëzhgimit me kap me blind dhe me armë djalin e axhës, mbasi ka dal një ditë me ba xhiro. Pyete për llogari të kujt e ke bërë?
Bajri: Nuk dua ta bëj shko, do ta pyes, do ta rëndoj dhe ta fus në borxh k****. Do ja shak edhe ato *******
Pëllumb Gjoka: Shaja fort sepse ai i din për të fortë ato. Ai duhet me ik nga Shkodra sepse është fut thelle me Bardhokun. Pyete se kush të ka thënë me i lënë furgonat në krye të rrugës së Licve.
Bajri: Po vëlla
Pëllumb Gjoka: Edhe diçka tjektër thuaj kushdo që të jetë përzi me më fut në burg dhe me ndihmu kundërshtarët është hasmi im. Sepse kanë dasht me më gropos në të gjitha krahët. Nuk ka ndryshim një gjujts me lek me një që të çon letrat me më fut në burg.

Ngjitur me postimin, gazetarja shkruan: Ku ishim? Ata dinë cdo gjë. Dinë se kur do lindë gruaja e kundërshtarit. Në cilin spital e ka shtruar dhe cfarë diagnoze ka. Ata gjurmojnë këdo që ju del kundër me një informacion 100, komentojnë prenë e radhës “ i ka rënë nuri i vdekjes , është bërë i bukur”, ndërrojnë vrasjet si fanellat , flasin për shefa të kalbur të cilët i merr ne pyetje krimi. Ah po, konsiderojnë si zonë të sigurtë atentati dhe qytetin e nje ish deputeti, që është dora e tyre dhe nuk do ju hyje gjemb në këmbe. Urime AMP, sot kishte arrestuar një polic 53 vjec se ka bërë aksident dhe e ka nxjerrë me emër e mbiemër. Mjaft me statistika!

Ç'ndodhi gjatë aksionit?

6 janë të arrestuarit në operacionin e SPAK të quajtur “Metamorfoza” mes të cilëve ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë e biznesmenë. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri; drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka. Ish-drejtuesi i Operacionales Oltion Bitri akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe nxjerrje të akteve sekre, kurse prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit.. Oficeri tjetër i policisë që është liruar nga detyra një vit më parë, Ardit Hasanbega që ka qënë pjesë e policisë së Shkodrës dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e grupit Bajri për të kryer vrasjen ngelur në tentativë të Ibrahim Licit. Në kërkim mbeten shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Behar Bajri, Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato.

pëllumb gjoka behar bajri operacioni metamorfoza

Sondazh

Poll