Sport

VD/ Tchouaméni edhe pianist! Talenti i fshehur mahniti Rodrygon dhe Camavingan

Mesfushori francez befasoi duke luajtur në piano në hotelin në Dallas një nga këngët nga kolona zanore e filmit të famshëm.

1 Gusht 2023, 10:00 Nga DOSJA

VD/ Tchouaméni edhe pianist! Talenti i fshehur mahniti Rodrygon dhe

SHBA - Aurélien Tchouaméni i ka habitur njerëzit në internet, duke treguar një talent të fshehur, që është shumë i pazakontë tek futbollistët. 

Mesfushori francez i Real Madridit i befasoi bashkëlojtarët e tij, duke luajtur në piano, në hotelin e grumbullimit të skuadeës ‘los blancos’ në Dallas përpara se të niste udhëtimin për në Orlando. 

Kënga në fjalë “Experience” e kompozitorit italian Ludovico Einaudi, shumë i famshëm për përkatësinë në kolonën zanore të filmit popullor francez Untouchable (2011).

Francezi i kishte treguar aftësitë e tij muzikore gjatë një grumbullimi në Francë duke luajtur me katër duar me Camavingan, por sot ai ka guxuar ta luajë para disa kolegëve të tij si Rodrygo apo Camavinga.

Vetë braziliani dhe Real Madridi e kanë postuar momentin në rrjetet sociale dhe është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Real Madrid C.F. (@realmadrid)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll