Sport

Pesë ndeshje pa fitore, disa tifozë të Vélez pushtojnë qendrën stërvitore dhe dhunojnë lojtarët edhe fizikisht…

Episodi ka ndodhur pas ndeshjes së pestë, pa fitore për klubin argjentinas

31 Korrik 2023, 14:44 Nga DOSJA
Pesë ndeshje pa fitore, disa tifozë të Vélez

ARGJENTINE - Një grup tifozësh të Vélez-it pushtuan në orët e para të kësaj të hëne “Villa Olímpica”, qendrën stërvitore të klubit argjentinas dhe ushtruan dhunë ndaj lojtarëve, madje duke i sulmuar edhe verbalisht dhe fizikisht lojtarët, pas disfatës (1- 0) me Huracán, sipas 'TyC Sports'.

Krahas ofendimeve, “pushtuesit” kanë goditur me shkelma makinat dhe kanë goditur e shtyrë disa lojtarë të rinj të Vélez-it, të cilët kanë shtuar takimin e pestë radhazi pa fituar. 

Pas këtij episodi të keq, disa lojtarë kanë njoftuar tashmë drejtuesit e klubit të Buenos Aires, se synojnë të largohen sa më shpejt nga Velez, sipas 'TyC Sports'. 

Në mesin e sportistëve që synojnë të largohen nga vendi i 25-të në kampionatin argjentinas dhe që rrezikohen të bien nga kategoria, janë dy 'produkte' të klubit: Gianluca Pestianni, një 17-vjeçar premtues dhe Francisco Ortega, 24 vjeç.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll