Sport

Adidas “vesh” me miliona Manchester United, rinovohet kontrata...

Manchester United raportoi të hënën se ka zgjatur marrëveshjen me markën Adidas, me të cilën ka rinovuar kontratën edhe për dhjetë vjet të tjera, me vlerë rreth 900 milionë paund (1.044 milionë euro).

31 Korrik 2023, 14:24 Nga DOSJA

Adidas “vesh” me miliona Manchester United, rinovohet kontrata...

ANGLI - Marrëveshja e re do të lidhë ‘Djajtë e Kuq’ dhe gjigantin gjerman të veshjeve sportive deri në vitin 2035, me një rritje të vlerës së kontratës prej 20% krahasuar me marrëveshjen e mëparshme.

“Marrëdhënia mes Manchester United dhe Adidas është një nga më ikonat në botën e sportit,”- tha të hënën shefi ekzekutiv i United, Richard Arnold.

Harold theksoi gjithashtu marrëdhënien e klubit me markën, e cila i ka rrënjët në fund të viteve 1980 dhe e cila "ka rikrijuar veten gjatë dekadës së fundit me disa nga dizajnet dhe teknologjinë më inovative në botën e veshjeve sportive".

Adidas “vesh” me miliona Manchester United, rinovohet kontrata...

Marrëveshja e fundit nisi në sezonin 2015-16, megjithëse Adidas kishte qenë tashmë një furnizues i 'Djajve të Kuq' edhe midis viteve 1980 dhe 1992.

Manchester United e nënshkruan këtë marrëveshje, pasi mund të luajë sërish Champions League sezonin e ardhshëm dhe ndërkohë që Glazers, pronarë të United, janë në kërkim të një blerësi për klubin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll