Bota

Mjekët turq paralajmërojnë për probleme shëndetësore pas tërmeteve: Gratë dhe fëmijët më në rrezik

Ka mungesë të ushqyerjes së ekuilibruar, e cila mund të çojë në çrregullime të zhvillimit te fëmijët. Gjithashtu sipas tij në rrezik janë edhe gratë shtatzëna.

31 Korrik 2023, 10:30 Nga f.i
Mjekët turq paralajmërojnë për probleme
foto ilustruese

TURQI- Dhjetëra mijëra njerëz u vranë dhe miliona të tjerë mbetën pa shtëpi, pas tërmetit 7.8 ballë që goditi Turqinë juglindore më 6 shkurt të këtij viti. Së fundi mjekët turk kanë ngritur një tjetër shqetësim në lidhje me tërmetet, ku pasoja kryesore janë problemet shëndetësore, raportojnë mediat e huaja.

Selahattin Mentes, kreu i shoqatës mjekësore në qytetin jugor turk të Adanas tha se gratë dhe fëmijët e vegjël janë më të rrezikuar. Ka mungesë të ushqyerjes së ekuilibruar, e cila mund të çojë në çrregullime të zhvillimit te fëmijët. Gjithashtu sipas tij në rrezik janë edhe gratë shtatzëna.

"Një numër i madh lindjesh të parakohshme dhe aborte janë zbuluar tashmë në rajon. Në Adana duhet të kryhen operacione të vështira dhe spitalet atje janë tashmë të mbingarkuar. Ka pasur shumë vdekje, njerëzit kanë humbur gjithçka dhe jeta me të cilën kanë mbetur ka pak për t'u ofruar atyre,"- tha ai.

Ai i akuzoi autoritetet se i kanë hedhur në mënyrë të pakontrolluar rrënojat nga ndërtesat e rrëzuara. Ata nuk e dinin nëse ato përmbanin toksinë, si asbest, dhe nëse ato do të depërtonin deri në tokën ujore. Ai tha se mungesa e këtyre njohurive është telash i madh.

termet ne turqi mjeket ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2023, 09:10 k.m.

HISTORIA e fantazmave të Bakhmutit

Ghost Nga Jonathan Beale, korrespondent UKRAINË- Forcat ukrainase po përpiqen të rimarrin qytetin Bakhmut në lindje të vendit. B...