Bota

I nxehti ekstrem! Rrezik i lartë i zjarreve, Franca shpall alarmin e kuq

Në Bouches-du-Rhone është aktivizuar “alarm i kuq”, pasi temperaturat e ajrit që kanë arritur mbi normalen sezonale po paraqesin rrezik për të shkaktuar zjarre në pyje dhe për të përhapur flakët.

31 Korrik 2023, 09:37 Nga f.i
I nxehti ekstrem! Rrezik i lartë i zjarreve, Franca shpall alarmin e kuq
foto ilustruese

FRANCË- Në rajonin Var në jug të Francës është shpallur “alarmi i kuq” për shkak të rrezikut nga zjarret. Administrata Meteorologjike Franceze paralajmëroi për “rrezik shumë të lartë zjarresh” në rajonin Var, raportojnë mediat e huaja.

Në Bouches-du-Rhone është aktivizuar “alarm i kuq”, pasi temperaturat e ajrit që kanë arritur mbi normalen sezonale po paraqesin rrezik për të shkaktuar zjarre në pyje dhe për të përhapur flakët. Për rajonet Aude, Herault, le Gard, Aveyron, Ardeche, Drome, Hautes-Alpes, Alpes-de-Haute-Provence, Alpes-Maritimes, Vaucluse, Haute-In Corse dhe Corse-du-Sud u kërkua vigjilencë në lidhje me rrezikun e zjarreve.

Autoritetet kanë zbatuar ndalimin e hyrjes në pyje në fillim të verës për të parandaluar zjarret e shkaktuara nga njerëzit pasi nëntë nga 10 zjarre janë shkaktuar nga aktivitetet njerëzore.

zjarret ne france

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2023, 09:10 k.m.

HISTORIA e fantazmave të Bakhmutit

Ghost Nga Jonathan Beale, korrespondent UKRAINË- Forcat ukrainase po përpiqen të rimarrin qytetin Bakhmut në lindje të vendit. B...