Bota

Lufta! Arabia Saudite do të presë samitin e paqes të organizuar nga Ukraina

Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak tha se një formulë e paqes ukrainase që përmban 10 pika themelore "duhet të merret si bazë, sepse lufta po zhvillohet në tokën tonë"

31 Korrik 2023, 09:17 Nga f.i
Lufta! Arabia Saudite do të presë samitin e paqes të organizuar
foto ilustruese

UKRAINË- Arabia Saudite do të presë një samit të paqes të organizuar nga Ukraina në fillim të gushtit, duke kërkuar të gjejë një mënyrë për të filluar negociatat mbi luftën e Rusisë kundër vendit, kanë thënë zyrtarët, raporton The guardian.

Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, konfirmoi se bisedimet do të mbaheshin në Arabinë Saudite, pa përmendur një vendndodhje.

Ai tha se një formulë e paqes ukrainase që përmban 10 pika themelore "duhet të merret si bazë, sepse lufta po zhvillohet në tokën tonë". Kyiv e ka përshkruar formulën si rikthimin e integritetit territorial të Ukrainës, tërheqjen e trupave ruse dhe një gjykatë për ata që janë përgjegjës për agresionin.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll