Bota

Prigozhin: Wagner nuk po rekruton luftëtarë tani, mund ta bëjë në të ardhmen

31 Korrik 2023, 09:10 Nga f.i
Prigozhin: Wagner nuk po rekruton luftëtarë tani, mund ta
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Kreu i mercenarëve rus Yevgeny Prigozhin tha në një mesazh zanor se grupi i tij Wagner nuk po rekrutonte aktualisht luftëtarë, por ka të ngjarë ta bëjë këtë në të ardhmen, raporton Reuters.

“Për sa kohë që nuk kemi mungesë të personelit, ne nuk planifikojmë të kryejmë një rekrutim të ri. Megjithatë, ne do t'ju jemi jashtëzakonisht mirënjohës nëse mbani kontakte me ne dhe sapo Atdheu të ketë nevojë të krijojë një grup të ri që do të jetë në gjendje të mbrojë interesat e vendit tonë, ne sigurisht që do të fillojmë të rekrutojmë."- tha Prigozhin.

E ardhmja e grupit Wagner dhe Prigozhin ka qenë e paqartë që kur ai udhëhoqi një rebelim të shkurtër kundër institucionit të mbrojtjes ruse në fund të qershorit. Kremlini ka njoftuar se ai dhe disa nga luftëtarët e tij, të cilët kanë luftuar në disa nga betejat më të ashpra të luftës në Ukrainë do të largoheshin për Bjellorusi.

yevgeny prigozhin lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll