Bota

E RËNDË në Itali/ 19-vjeçari u hodh në det me kokë e duar të prera, arrestohen dy egjiptianë

Raportohet se dy shtetas egjiptianë janë arrestuar si pjesë e hetimit për vrasjen e Mahmoud Sayed Mohamed Abdalla.

31 Korrik 2023, 09:54 Nga f.i
E RËNDË në Itali/ 19-vjeçari u hodh në det me
foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku trupi i një 19-vjeçari u gjet pa kokë dhe me duar të prera, pak ditë më parë i hedhur në det përballë portit të vogël të Santa Margherita Ligure, raportojnë mediat e huaja.

Raportohet se dy shtetas egjiptianë janë arrestuar si pjesë e hetimit për vrasjen e Mahmoud Sayed Mohamed Abdalla, djaloshit 19-vjeçar. Mahmoud dyshohet se është vrarë natën midis të dielës 23 dhe të hënës 24 korrik, por ende nuk dihet nëse ai u gjymtua nga vrasësi i tij, ndoshta për të vonuar identifikimin e tij, apo nëse trupi i hedhur në ujë ishte gjymtuar nga helikat e ndonjë anijeje.

Të dy egjiptianët u dërguan pasditen e 30 korrikut në prokurori dhe u morën në pyetje për gati 6 orë dhe më pas ndaj tyre u firmos urdhërarresti.

vrasje ne itali

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2023, 09:10 k.m.

HISTORIA e fantazmave të Bakhmutit

Ghost Nga Jonathan Beale, korrespondent UKRAINË- Forcat ukrainase po përpiqen të rimarrin qytetin Bakhmut në lindje të vendit. B...