Bota

ME VIDEO- Fqinjët e Elon Musk ankohen për 'X', ja arsyeja

Logoja e re për rrjetin social të Elon Musk  ka nxitur ankesa dhe duke mobilizuar edhe inspektorët e ndërtimit.

31 Korrik 2023, 10:02 Nga k.m.
ME VIDEO- Fqinjët e Elon Musk ankohen për 'X', ja arsyeja
Foto ilustruese

SHBA- Një X gjigant është vendosur në tarracën e një banesë në San Franciskos, atje ku Elon Musk thotë se ka në plan të mbajë kompaninë e tij. Por zyrtarët e qytetit dhe disa banorë janë të pakënaqur me shfaqjen. Kompania vendosi një logo X në çatinë e selisë së saj në Market Street.

Musk, i cili bleu Twitter-in në tetor 2022 për 44 miliardë dollarë, njoftoi se firma e riemërtuar tashmë "X" do të qëndronte në San Francisko; e po ashtu zhvendosi selinë e kompanisë Tesla nga Kalifornia në Teksas në vitin 2021. Mbajtja e "X" në San Francisko mund të jetë një shenjë e mirë për një qytet që ka luftuar për t'u rikthyer fuqishëm në ekomoni pas goditjes nga pandemia e koronavirusit.

Megjithatë, jo të gjithë San Franciskanët janë të prirur për miqësinë e Musk. Njerëzit gjatë fundjavës regjistruan video të gjigantit X që shkëlqente, pulsonte, duke kërkuar heqjen e tij. Kërkesa e tyre u dëgjua dhe tashmë "X" nuk bën më dritë gjatë natës. 

shba

Sondazh

Poll

Bota 31 Korrik 2023, 09:10 k.m.

HISTORIA e fantazmave të Bakhmutit

Ghost Nga Jonathan Beale, korrespondent UKRAINË- Forcat ukrainase po përpiqen të rimarrin qytetin Bakhmut në lindje të vendit. B...