Bota

Tajfuni Doksuri/ Mijëra njerëz largohen nga shtëpitë ndërsa shiu godet kryeqytetin e Kinës

31 Korrik 2023, 08:34 Nga f.i
Tajfuni Doksuri/ Mijëra njerëz largohen nga shtëpitë
foto ilustruese

KINË- Pekini ka regjistruar reshjet e tij më të mëdha këtë vit pasi u godit nga  tajfuni Doksur, duke detyruar më shumë se 31,000 njerëz të evakukohen nga shtëpitë e tyre, raporton Reuters.

Shirat e dendur vazhduan të binin në Pekin, si dhe në Hebei, Tianjin dhe Shanxi lindor ndërsa tajfuni u përhap në veri të Kinës, tha Administrata Meteorologjike e Kinës.

Doksuri është një nga stuhitë më të forta që ka goditur Kinën në vite dhe shkaktoi përmbytje të mëdha gjatë fundjavës në provincën jugore të Fujian, duke dëbuar qindra mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre.

tajfuni doksuri

Sondazh

Poll