Bota

Danimarka kufizon protestat që përfshijnë përdhosjen e Kuranit

31 Korrik 2023, 08:08 Nga f.i
Danimarka kufizon protestat që përfshijnë përdhosjen e
foto ilustruese

DANIMARKË- Qeveria daneze tha se do të shqyrtojë mjetet ligjore për të ndalur protestat që përfshijnë djegien e teksteve të shenjta në rrethana të caktuara, duke përmendur shqetësimet e sigurisë pas reagimit ndaj incidenteve të tilla që panë të përdhosur Kuranin në Danimarkë dhe Suedi, raportojnë mediat e huaja.

”Duke theksuar se demonstrata të tilla janë në dobi të ekstremistëve dhe mbjellin përçarje, qeveria daneze synon të eksplorojë mundësinë e ndërhyrjes në situata ku, për shembull, ofendohen vende, kultura dhe fe të tjera dhe që mund të kenë pasoja të rëndësishme negative për Danimarkën, veçanërisht në aspektin e sigurisë”,- shkroi Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Ministria e Jashtme daneze thekson se ”protestat kanë arritur në një nivel ku Danimarka, në shumë pjesë të botës, perceptohet si një vend që lehtëson fyerjen dhe denigrimin e kulturave, feve dhe traditave të vendeve të tjera”.

djegia e kuranit ne suedi danimark

Sondazh

Poll

Bota 30 Korrik 2023, 22:01 k.m.

Çfarë duan të rinjtë në Kosovë?

Foto ilustruese “Kam shumë piktura dhe kurrë nuk kam pasur rast t’i prezantoj diku. Do të doja që institucionet të kri...