Bota

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj së shpejti dorëzon kërkesë për lirim të parakohshëm

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Toby Cadman, i cili ka thënë se së shpejti do të ketë një takim me Haradinaj për të diskutuar detajet e kësaj kërkese.

31 Korrik 2023, 07:48 Nga f.i
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj
Nasim Haradinaj

HAGË- Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, pritet që së shpejti të dorëzojë kërkesën për lirim të parakohshëm në Gjykatën Speciale. Kërkesa vjen pasi Haradinajt së shpejti i kalon pothuajse dy e treta e dënimit të mbajtur, duke llogaritur dënimin prej 4 vjet e tre muaj burgim.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Toby Cadman, i cili ka thënë se së shpejti do të ketë një takim me Haradinaj për të diskutuar detajet e kësaj kërkese.

Nasim Haradinaj bashkë me Hysni Gucatin ishin dënuar fillimisht me nga 4 vjet e gjashtë muaj burgim. Më pas, Gjykata e Apelit në Hagë uli dënimin në 4 vjet e tre muaj. Ata janë arrestuar që nga shtatori i vitit 2020. Koha e kaluar në paraburgim iu llogaritet në totalin e dënimit. Aktualisht avokatët janë ankuar në Gjykatën Supreme të Hagës, për të kërkuar uljen e dënimit ose lirimin e të dy udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës.

kosova ne hage

Sondazh

Poll

Bota 30 Korrik 2023, 22:01 k.m.

Çfarë duan të rinjtë në Kosovë?

Foto ilustruese “Kam shumë piktura dhe kurrë nuk kam pasur rast t’i prezantoj diku. Do të doja që institucionet të kri...