Aktualitet

Vrasja në Maliq, Policia nxjerr detaje: Gjergji Mullallu qëlloi bashkëshorten me armë, më pas e hodhi në kanal

Mësohet se Gjergji Mullalli e ka qëlluar me armë bashkëshorten e tij Luiza Mullalli dhe më pas e ka hedhur trupin e saj në një grop septike.

30 Korrik 2023, 08:47 Nga I.A
Vrasja në Maliq, Policia nxjerr detaje: Gjergji Mullallu qëlloi
Policia

MALIQ- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja mbrëmjen e kaluar në Maliq. Mësohet se Gjergji Mullalli e ka qëlluar me armë bashkëshorten e tij Luiza Mullalli dhe më pas e ka hedhur trupin e saj në një grop septike. Policia e ka shpallur në kërkim 55-vjeçarin, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë se ku mund të jetë fshehur.

Njoftimi i Policisë:

Maliq, Korçë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme i cili bën fjalë për një vrasje të ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ju informojmë se: Specialistet e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me këtë ngjarje referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare". Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen L. M., 46 vjeçe, të cilën më pas e ka hedhur në një gropë septike, pranë banesës së saj. Nga ana e Policisë po vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

gjergji mullalli luiza mullalli burri vret gruan ne maliq

Sondazh

Poll