Sport

Lingard nuk shpëton, u dënua me gjashtë muaj pezullim të patentës…

Jesse Lingard u përfshi në aventura, pasi u dënua nga autoritetet gjyqësore angleze me gjashtë muaj ndalim drejtimi dhe 1000 euro gjobë.

29 Korrik 2023, 15:00 Nga DOSJA
Lingard nuk shpëton, u dënua me gjashtë muaj pezullim të

ANGLI - Lojtar i lirë në merkato, Jesse Lingard hëngri një “shpullë” nga drejtësia britanike për një rast të gushtit të kaluar, siç raportojnë mediat vendase.

Në veçanti, Range Rover-i i tij është “kapur” duke ecur me shpejtësi në “Stretford” të Mançesterit. Në një gjyq të mëparshëm, një emër i rremë i shoferit përgjegjës, ishte dhënë nga një vendndodhje fiktive, por Lingard nuk ishte përgjegjës për informacionin e rremë, vendosi gjykata.

Si pasojë e kësaj, mesfushori sulmues 30-vjeçar anglez, së fundmi me Nottingham Forest, është dënuar me pezullim patente për gjashtë muaj (ndalim drejtimi) dhe një mijë euro gjobë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll