Sport

“Djajtë e Kuq” refuzojnë ofertën e West Ham-it për qendërmbrojtësin Maguire...

West Ham bëri një ofertë që arrin në 24 milionë euro për blerjen e Harry Maguire, por Manchester United iu përgjigj negativisht londinezëve.

29 Korrik 2023, 14:40 Nga DOSJA

“Djajtë e Kuq” refuzojnë ofertën e West Ham-it

ANGLI - Harry Maguire humbi vendin e tij në formacionin fillestar të Manchester United vitin e kaluar (16 ndeshje në Premier League) duke u bërë zgjidhja e katërt në qendër të mbrojtjes së “Djajve” (pas Martins, Varane dhe Lindelof), ndërsa këtë vit ai mori një tjetër "goditje" e fortë, nga trajneri Erik ten Hag, që ia hoqi shiritin e kapitenit dhe ia dorëzoi Bruno Fernandes.

E gjithë kjo ka krijuar një atmosferë të rëndë mbi “Old Trafford” për qendërmbrojtësin ndërkombëtar të Anglisë. Por West Ham ka shfrytëzuar rastin, me David Moyes që e vlerëson atë dhe i ka bindur drejtuesit londinezë të bëjnë një ofertë për blerjen e tij.

Ashtu siç ka ndodhur, me faqen angleze “Athletic” që zbulon se “Hammers”, pjesëmarrës në  Conference League, i ka paraqitur një propozim Manchester United në shumën 23.350.000 euro për blerjen e tij me një transfertë normale, me “Djajtë e Kuq” që menjëherë japin një përgjigje negative.

“Djajtë e Kuq” refuzojnë ofertën e West Ham-it

E njëjta media pretendon se West Ham duhet ende të vendosë nëse do të kthehet me një ofertë të re, të përmirësuar, me profilin e lartë të Maguire dhe dëshirën për të luftuar për një vend në United, duke vepruar si frenim në ofertën e “Hammers” për të nënshkruar me të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll