Bota

E rëndë në Gjermani/ 64-vjeçari vret me armë zjarri 3 persona, plagos 2 të tjerë

29 Korrik 2023, 15:07 Nga f.i
E rëndë në Gjermani/ 64-vjeçari vret me armë zjarri 3
foto ilustruese

GJERMANI- Tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të premten mbrëma kur një 64-vjeçar hapi zjarr ndaj fqinjëve në një pallat afër Augsburgut, Gjermani, shkruajnë mediat e huaja.

Policia tha se i dyshuari qëlloi për vdekje dy gra, të moshave 49 dhe 72 vjeç, dhe një burrë 52-vjeçar, përpara se të vazhdonte në një shtëpi tjetër disa qindra metra larg, ku dyshohet se ka qëlluar një grua 32-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar.

hërbimet e urgjencës kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në një spital aty pranë, ku aktualisht po marrin tretman mjekësor. Sipas autoriteteve dyshohet se motivi i krimit është një mosmarrëveshje mes fqinjëve.

vrasje ne gjermani

Sondazh

Poll