Bota

Ekspertët zbulojnë SKENARIN: Si mundet Ukraina të rimarrë Krimenë?

29 Korrik 2023, 13:54 Nga f.i
Ekspertët zbulojnë SKENARIN: Si mundet Ukraina të rimarrë
foto ilustruese

UKRAINË- Rimarrja e gadishullit të Detit të Zi është pjesë e planit të Ukrainës për kundërsulmimin e saj. Së fundmi një artikull nga ekspertët e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë përshkruan rimarrjen e Krimesë, shkruajnë mediat e huaja.

"Vetëm dy rrugë lidhin kontinentin e Ukrainës me Krimenë, njëra kalon një ngushticë të ngushtë dhe tjetra mund të pritet lehtësisht duke rrëzuar një urë të cenueshme," -thuhet në shkrim. 

Në artikull theksohet se imazhet satelitore kanë treguar një ngritje të madhe ruse të fortifikimeve mbrojtëse në gadishull, e cila do ta bëjë më të ndërlikuar për Ukrainën të depërtojë. Kjo pasi gadishulli i Krimesë mbetet trofeu më i madh i politikës së jashtme të Vladimir Putinit dhe kështu ai nuk ka gjasa të heqë dorë pa një luftë të ashpër. 

Ndërkohë ekspertja e inteligjencës Louise Jones tha se rimarrja e Krimesë është më e ngjashme me marrjen e një ishulli sesa me tokën tjetër.

“Sipërfaqja e tokës që lidh Ukrainën me Krimenë është shumë e hollë”dhe e ndjeshme ndaj bllokimit të ujit. Një ofensivë ukrainase këtu do të kishte nevojë për mbështetje të konsiderueshme si nga asetet ajrore ashtu edhe ato detare”,- tha ajo.

Ekspertët nga Korporata RAND gjithashtu pranuan se rikthimi i Krimesë ushtarakisht do të ishte “i vështirë”. Sipas një sugjerimi të tyre Ukraina mund të përdorë anije sipërfaqësore pa ekuipazh shpërthyes (USV) për të neutralizuar fuqinë ushtarake ruse në Krime. Teknologjia mund të fundos anijet luftarake dhe të shkatërrojë infrastrukturën detare, thanë ata. 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll