Bota

Lituania dhe Polonia mendojnë të mbyllin së bashku kufirin me Bjellorusinë, shkak grupi "Wagner"

29 Korrik 2023, 12:43 Nga f.i
Lituania dhe Polonia mendojnë të mbyllin së bashku kufirin me
foto ilustruese

BJELLORUSI- Lituania dhe Polonia konsiderojnë mbylljen e kufirit të tyre me Bjellorusinë nëse ka incidente serioze që përfshijnë grupin mercenar rus Wagner përgjatë kufijve, kanë konfirmuar zyrtarët e të dy vendeve, raportojnë mediat e huaja.

“Diskutimet janë reale. Mundësia e mbylljes së kufirit ekziston”, -u tha gazetarëve të premten zëvendësministri i Brendshëm i Lituanisë, Arnoldas Abramavicius.

Luftëtarët e Wagner filluan të vinin në Bjellorusi pas kryengritjes së tyre të dështuar të qershorit në Rusi, e cila thuhet se iu dha fund nga Lukashenko, i cili lejoi mercenarët rusë të lëviznin në vendin e tij. Javën e kaluar, Varshava vendosi të zhvendosë njësitë ushtarake në lindje të saj pasi mercenarët e Wagner filluan të stërvitnin forcat speciale bjelloruse disa kilometra larg kufirit të vendit.

Lituania paralajmëroi vazhdimisht aleatët e saj perëndimorë se mercenarët e Wagner mund të maskohen si azilkërkues që përpiqen të kalojnë kufijtë e Bjellorusisë me vendet anëtare të BE-së, ose të bëjnë provokime që përfshijnë refugjatët.

kufiri poloni-bjellorusi

Sondazh

Poll