Bota

Tensionet në veri të Kosovës! Ambasadori i Francës: Nuk ka progres! Nuk janë plotësuar kushtet për heqjen e masave të BE’së

Sipas Guerot nuk ka asnjë përparim, pasi nuk po largohet policia në kufi dhe nuk po bëhen përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.

29 Korrik 2023, 11:56 Nga f.i
Tensionet në veri të Kosovës! Ambasadori i Francës: Nuk ka
Olivier Guerot

KOSOVË-  Ambasadori i Francës Olivier Guerot ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe masat e marr nga BE. Sipas Guerot nuk ka asnjë përparim, pasi nuk po largohet policia dhe nuk po bëhen përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.

"Nuk shohim ndonjë progres as për zgjedhjet e parakohshme, as për miratimin e akteve nënligjore konform nenit 72 të ligjit të qeverisjes lokale për zgjedhjet. Pa miratimin e nje akti nënligjor, qytetarët e Kosovës nuk mund ta shfrytëzojnë të drejtën që u jep ky ligj. Masat e marra nga BE janë të kthyeshme. Ato nuk u morën lehtë, por qeveria e Kosovës ende nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme për heqjen e tyre,” -tha ambasadori në një intervistë për Gazetaexpress.

 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll