Bota

Takimi i radhës Kurti -Vuçiç në fillim të 'vitit shkollor'

29 Korrik 2023, 13:12 Nga f.i

Takimi i radhës Kurti -Vuçiç në fillim të

KOSOVË- Ambasadori i Francës Oliver Guerot në një intervistë për Gazetën Express ka zbuar se takimi ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç pritet të ndodhë në fillim të muajit shtator apo siç ka thënë ai vitit të ri shkollor.

“Në këtë fazë, një takim i ri i nivelit të lartë ndërmjet BE-së, Kosovës dhe Serbisë duhet të organizohet në fillim të vitit shkollor, por i takon të dërguarit special të BE-së, Lajçak të vlerësojë ritmin e duhur të bisedimeve. Ne kemi besim të plotë tek ai”,- ka thënë Guerot.

Në takimin e radhës ndërmjet Kurtit dhe Vuçiç pritet të jetë në agjendë zbatimi i marrëveshjes së Ohrit. Ndërkohë që pala kosovare e akuzuar Lajçakun se ka përgatitur dokument të njëanshëm për këtë çështje.

Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u zhvillua më 2 maj 2023 me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel. Gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të procesit dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, u paraqitur drafti i parë për asociacionin e komunave me shumicë serbe. 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll