Bota

VIDEO- Vala e të nxehtit në Kaliforni! Ariu gjen zgjidhjen, freskohet në pishinë

29 Korrik 2023, 14:19 Nga f.i
VIDEO- Vala e të nxehtit në Kaliforni! Ariu gjen zgjidhjen, freskohet
pamje nga vendngjarja

SHBA- Pamjet e një ariu në Kaliforni, i cili futet në pishinën e një banese për tu freskuar po bën xhiron e rrjetit. Pronarët e banesës njoftuan policinë, e cila gjeti në kopshtin e shtëpisë një ari që po përpiqej të freskohej nga temperaturat e larta që kanë prekur shtetin ditët e fundit, duke u zhytur në pishinën e tyre.

Me mbërritjen e policisë, ariu doli nga pishina dhe u hodh nga një mur aty pranë, duke u ngjitur në një pemë, ku qëndroi për disa orë, shkruan Protothema.

Për të garantuar sigurinë e banorëve vendas dhe të ariut, policia e Burbank, në bashkëpunim me Shërbimin e Kalifornisë Wildlife, vazhdoi të monitoronte nga afër lëvizjet e ariut derisa ajo zbriti nga pema dhe u zhduk në zonën e pyllit aty pranë.

kaliforni ariu ne pishine

Sondazh

Poll