Bota

OKB-ja ndal ndihmat për miliona njerëz për shkak të krizës me fondet

Skau ka thënë se të paktën 38 prej 86 shteteve ku operon agjencia e OKB-së, janë përballur me zvogëlim të ndihmave, përfshirë vendet si Afganistani, Siria, Jemeni dhe Afrika Perëndimore.

29 Korrik 2023, 11:19 Nga f.i
OKB-ja ndal ndihmat për miliona njerëz për shkak të
foto ilustruese

SHBA- Kombet e Bashkuara janë detyruar t’i ndalin ndihmat për miliona njerëz, për shkak “krizës me fondet”, ka thënë zëvendësshefi i Programit Botëror të Ushqimit, Carl Skau.

Në një konferencë për media, Skau ka thënë se të paktën 38 prej 86 shteteve ku operon agjencia e OKB-së, janë përballur me zvogëlim të ndihmave, përfshirë vendet si Afganistani, Siria, Jemeni dhe Afrika Perëndimore. Ai ka thënë se agjencisë i duhen rreth 20 miliardë dollarë për të dërguar ndihma te të gjitha vendet në nevojë, mirëpo ajo ka vite që siguron 10 deri më 14 miliardë dollarë. 

“Ne ende e kemi atë synim, mirëpo këtë vit kemi siguruar vetëm rreth 5 miliardë dollarë”,- ka thënë mes tjerash Skau.

Sipas tij, nevoja për ndihmë humanitare është rritur dukshëm më 2021-shin dhe 2022-shin, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe luftës në Ukrainë, si dhe implikimeve të tjera globale. Skau ka paralajmëruar se situata vetëm sa mund të përkeqësohet më 2024-ën. Sipas Programit Botëror të Ushqimit, rreth 345 milionë njerëz në botë kanë nevojë për ndihma.

Skau u ka bërë thirrje liderëve botërorë që ta kenë prioritet ndarjen e fondeve dhe të investojnë në zgjidhje afatgjata për konfliktet, varfërinë dhe shkaqe të tjera që po sjellin kriza.

Marrë nga REL

carl skau

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2023, 08:56 A.B

Pse Nefertiti është kthyer në mit?

Krenare dhe e paafrueshme duket Nefertiti që hedh vështrimin larg. Për këtë grua që ka jetuar në Egjiptin e Vjet&...