Bota

Samiti Rusi-Afrikë/ Putin: Vendi ynë është në gjendje të zëvendësojë grurin ukrainas

29 Korrik 2023, 10:33 Nga f.i
Samiti Rusi-Afrikë/ Putin: Vendi ynë është në gjendje
Vladimir Putin

RUSI- Duke folur në ditën e parë të samitit Rusi-Afrikë në Shën Petersburg, presidenti rus pohoi se vendi i tij do të ishte në gjendje të zëvendësonte eksportet e grurit ukrainas të bllokuara nga vendimi i Moskës për të braktisur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB, e cila kishte lejuar eksportin e grurit dhe produkteve të tjera. nga Ukraina përmes Detit të Zi në tregje, shumë prej tyre në Afrikë, raporton The Guardian.

"Vendi ynë është në gjendje të zëvendësojë grurin ukrainas, si në aspektin tregtar, ashtu edhe në formën e ndihmës falas për vendet afrikane. Për më tepër, ne presim korrje rekord këtë vit. Putini premtoi se Rusia është e gatshme të dërgojë drithëra falas në tre deri në katër muajt e ardhshëm në vendet si Burkina Faso, Zimbabve, Mali, Somali, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Eritre. Secili prej këtyre vendeve do të marrë rreth 25.000 - 50.000 tonë drithëra, tha ai. Ne do të ofrojmë dërgim falas të këtyre produkteve për konsumatorët atje," -tha Putin.

Këtë muaj, Rusia njoftoi se do të tërhiqej nga marrëveshja e grurit. Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia, kishte zgjatur rreth një vit dhe lejoi miliarda dollarë drithë që të kalonin në mënyrë të sigurtë nga Ukraina përmes Detit të Zi.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2023, 08:56 A.B

Pse Nefertiti është kthyer në mit?

Krenare dhe e paafrueshme duket Nefertiti që hedh vështrimin larg. Për këtë grua që ka jetuar në Egjiptin e Vjet&...