Bota

Vrasja e trefishtë brenda familjes në Lipjan! DETAJE: Gjenden dy armë në shtëpinë ku ndodhi krimi

29 Korrik 2023, 10:15 Nga f.i
Vrasja e trefishtë brenda familjes në Lipjan! DETAJE: Gjenden dy
foto ilustruese

KOSOVË- Policia ka dhënë detaje për rastin e djeshëm në Rufc të Vjetër të Lipjanit, ku kanë humbur jetën tre persona. Mësohet se kryefamiljari i shtëpisë ka vrarë gruan, djalin e tij dhe më pas veten. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar kryefamiljarin të bëj këtë veprim të rëndë.

"Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së”,- ka informuar Policia.

tragjedi ne lipjan

Sondazh

Poll

Bota 29 Korrik 2023, 08:56 A.B

Pse Nefertiti është kthyer në mit?

Krenare dhe e paafrueshme duket Nefertiti që hedh vështrimin larg. Për këtë grua që ka jetuar në Egjiptin e Vjet&...