Sport

Leipzig ushtron presion mbi Manchester City, për ‘dosjen’ e Gvardiol!...

Ndërkohë që Manchester City ka pak kohë në gjurmët e Josko Gvardiol, dosja po zvarritet dhe presioni po rritet.

29 Korrik 2023, 13:00 Nga DOSJA
Leipzig ushtron presion mbi Manchester City, për ‘dosjen’ e

ANGLI - A do ta bëjë Manchester City, Josko Gvardiol, qendërmbrojtësin më të shtrenjtë në planet? Pak javë më parë, marrëveshja dukej pothuajse e përfunduar. 

Klubi i Pep Guardiolës, i cili fitoi gjithçka sezonin e kaluar, do të njoftonte së shpejti ardhjen e mbrojtësit, që shkëlqeu në Botërorin e kaluar dhe shfaqi talentin e tij të madh në fanelën e Leipzig. 

Veç që kalojnë ditët dhe asgjë nuk po zyrtarizohet, gjë që ka dhuntinë e ngritjes së tensionit në krahun e klubit gjerman.

Në të vërtetë, sipas informacioneve nga “Daily Mail”, Leipzig po bën presion mbi City për të përfunduar dosjen. RB kërkon, që para 12 gushtit, dita e Superkupës së Gjermanisë kundër Bayern Munichut, transferimi të përmbyllet. 

Mbetet për t’u parë tani se si Pep Guardiola dhe skuadra e tij do t'i përgjigjen këtij ultimatumi, duke negociuar ende strukturën e një transferimi që do të sillet rreth 100 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll