Sport

VIDEO / Nuk ka roje që mban turmën kur del Messi, ja çfarë ndodhi së fundmi!

Teksa ai po bënte pazar me bashkëshorten e tij Antonella dhe djemtë, fansat e prisnin me durim para dyqanit. Sapo doli, u bë një kaos i vërtetë. Të gjithë donin ta preknin dhe të bënin një selfie me futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

29 Korrik 2023, 11:30 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka roje që mban turmën kur del Messi, ja çfarë

SHBA - Messimania ka nisur të shkundë Amerikën...Kur Lionel Messi mbërriti në Miami, kishte sa më shumë qetësi, megjithatë, pas paraqitjeve të shkëlqyera në dy ndeshjet e para me fanellën e Interit, tifozët ranë plotësisht pas argjentinasit dhe filluan të ndiqnin çdo lëvizje të tij.

Se çfarë deliri shkakton te tifozët e futbollit mbi “bar” e ilustron më së miri një video e publikuar në rrjetet sociale. Teksa ai po bënte pazar me bashkëshorten e tij Antonella dhe djemtë, fansat e prisnin me durim para dyqanit. Sapo doli, u bë një kaos i vërtetë. Të gjithë donin ta preknin dhe të bënin një selfie me futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Sigurimi po përpiqej të frenonte fansat dhe Leo, Antonella dhe fëmijët mezi ia dolën të kalonin nëpër turmë drejt makinës së tyre.

Shikoni si dukej:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll