Sport

Arsene Wenger, Arsenali zbulon statujën e tij jashtë “Emirateve”

Tekniku francez është më i suksesshmi në historinë e klubit londinez

29 Korrik 2023, 11:40 Nga DOSJA

Arsene Wenger, Arsenali zbulon statujën e tij jashtë

ANGLI - Statuja e Arsene Wengerit, që ngriti trofeun e Premier League u zbulua jashtë “Emirates” të premten. Arsenali kishte njoftuar muaj më parë se do të nderonte trajnerin më të suksesshëm në historinë e tij, dhe koha ka ardhur!

Arsene Wenger, Arsenali zbulon statujën e tij jashtë

 

Arsene Wenger ishte trajneri i “Topçinjve” nga tetori 1996 deri në maj 2018, duke i udhëhequr ata në tre tituj të Premierligës (1998, 2002, 204), një të pamposhtur (2004), shtatë FA Cup dhe në vite një pjesëmarrje të njëpasnjëshme në Champions League të UEFA-s. Në vitin 1998 ai u bë trajneri i parë jo britanik (ai është francez) që fitoi titullin e Premier League.

Arsene Wenger, Arsenali zbulon statujën e tij jashtë

Krijuar nga skulptori fitues i çmimeve “Jim Guy”, statuja prej bronzi është 3.5 metra e gjatë dhe peshon rreth gjysmë ton dhe përshkruan ish-trajnerin francez duke ngritur trofeun e Premier League.

Arsene Wenger, Arsenali zbulon statujën e tij jashtë

Arsene Wenger do të jetë i ftuari i nderit i Arsenalit në ndeshjen e “Emirates Cup” kundër Monacos të mërkurën më 2 gusht dhe do të vizitojë statujën. “Emiratet” kanë statuja edhe të Tony Adams, Dennis Bergkamp, ​​Herbert Chapman, Thierry Henry dhe Ken Fryer.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll