Sport

Bellingham problem me Brexit, në Madrid e gjejnë “hilen” për ta shmangur…

Jude Bellingham do të marrë një pasaportë të re, e cila do t'i shërbejë shumë Real Madridit!

29 Korrik 2023, 12:40 Nga DOSJA
Bellingham problem me Brexit, në Madrid e gjejnë “hilen”

SPANJE - Këtë verë, Real Madrid bëri një “grusht shteti” të madh, duke siguruar shërbimet e Jude Bellingham, mesfushorit anglez nga Borussia Dortmund, për më shumë se 100 milionë euro. 

Paraqitjet e tij të para kundër AC Milan dhe Manchester United, i kanë bindur tashmë të gjithë në Spanjë. E vetmja pengesë në lidhje me nënshkrimin e tij, fakti që ai tani zë një nga vendet e "ekstrakomunitarëve", lojtarët joevropianë që duhet të jenë maksimumi tre.

Dhe me daljen e Anglisë nga Bashkimi Europian me Brexit, ai ishte në ato vende që klubet po përpiqen të lirojnë vende, duke nxitur lojtarët që të marrin shtetësinë të dyfishtë spanjole. 

Për Jude Bellingham, nuk ka nevojë për këtë, siç zbulon e përditshmja “Marca”. Në të vërtetë, ai së shpejti duhet të marrë pasaportën e Irlandës Veriore, e cila do t'i lejojë atij dhe do të lirojë një vend për lojtarët jo europianë në grupin e Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll