Sport

Sadio Mane shok skuadre me Cristiano Ronaldon te Al Nassr… pritet zyrtarizimi

Sulmuesi senegalez po largohet nga Bayern Munich për në Arabinë Saudite, sot kryen testet mjekësore dhe firmos

29 Korrik 2023, 12:00 Nga DOSJA

Sadio Mane shok skuadre me Cristiano Ronaldon te Al Nassr… pritet

ARABIA SAUDITE - Sadio Mane arriti të qëndrojë te Bayern Munich vetëm një vit dhe do të vazhdojë karrierën e tij te Al Nassr.

Sulmuesi senegalez u ble në vitin 2022 nga Liverpool, por nuk i ... qëndroi te skuadra bavareze për shumë arsye dhe kështu u shit te sauditët e Al Nassr, ku do të ketë shokë skuadre Cristiano Ronaldo, Telles, Fofana dhe Brozovic.

Sadio Mane shok skuadre me Cristiano Ronaldon te Al Nassr… pritet

Mane do t'i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të zyrtarizohet nga ekipi i tij i ri. Sulmuesi senegalez pati 25 ndeshje dhe 7 gola për Bayernin. Tashmë bavarezët po “vrapojnë” për të nënshkruar me anglezin Harry Kane. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll