Sport

Shoferi përplas për vdekje basketbollisten me biçikletë!

Mihrace Yasemin Buğdaycı, 31 vjeç, e cila luajti për ekipin e basketbollit të femrave në provincën veriore të Zonguldak sezonin e kaluar, po ngiste biçikletën, si pjesë e rutinës së saj të përditshme, në qytetin e saj të lindjes, rrethin Sur të Diyarbakırit.

29 Korrik 2023, 12:30 Nga DOSJA
Shoferi përplas për vdekje basketbollisten me biçikletë!

TURQI - Basketbollistja e re Mihrace Yasemin Buğdaycı ka humbur jetën pasi është përplasur brutalisht nga një makinë teksa po ecte me biçikletë në provincën juglindore të Dijarbakırit.

Mihrace Yasemin Buğdaycı, 31 vjeç, e cila luajti për ekipin e basketbollit të femrave në provincën veriore të Zonguldak sezonin e kaluar, po ngiste biçikletën, si pjesë e rutinës së saj të përditshme, në qytetin e saj të lindjes, rrethin Sur të Diyarbakırit, kur një makinë e goditi me shpejtësi të lartë, 4ditë më parë, njoftuan mediat lokale.

Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur ekipet e mjekësisë dhe xhandarmërisë. Buğdaycı u dërgua në Spitalin Universitar Dicle për trajtim pas ndërhyrjes së parë. Mësohet se basketbollistja e suksesshëme ka mbetur e plagosur rëndë nga përplasja dhe ka ndërruar jetë dy ditë më parë dhe ditën e djeshme u krye ceremonia mortore. Shoferi i identifikuar si Mahsun K. fillimisht u ndalua dhe më pas u lirua me kusht.

Me vdekjen e një prej emrave të dashur të komunitetit të basketbollit duke lënë në pikëllim të dashurit dhe fansat e saj, Kanat Tan, presidenti i ekipit të basketbollit të Buğdaycı dhe Federata Turke e Basketbollit ndanë ngushëllimet për familjen e atletes në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll