Sport

Lewandowski u fotografua duke përqafuar Penelope Cruz!... Ja si reagoi gruaja e tij

Robert Lewandowski ndodhet në SHBA për ndeshjet miqësore me Barcelonën

29 Korrik 2023, 11:00 Nga DOSJA

Lewandowski u fotografua duke përqafuar Penelope Cruz!... Ja si reagoi

SHBA - Për momentin Barcelona ndodhet në SHBA për ndeshje miqësore dhe mijëra tifozë të saj po “vrapojnë” drejt stadiumeve për t’i parë. 

Ndër ata që vendosën të shikojnë ekipin katalanas në SHBA ishte edhe Penelope Cruz  me Javier Bardem. Dy aktorët e njohur nga Spanja nxituan për të parë ekipin e tyre vendas dhe u fotografuan me yllin e tyre Robert Lewandowski.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robert Lewandowski (@_rl9)

Sulmuesi polak, i cili ishte një nga yjet e rikthimit të Barcelonës në krye të La Ligës në vitin 2023, bëri një foto me ta dhe shkroi: “Çfarë takimi i mrekullueshëm. Ishte një nder”. 

Fotoja ka kaluar 400 mijë pëlqimet dhe mijëra komente. Ndër komentet spikat ai i bashkëshortes së Lewandowskit. Anna Lewandowska nuk ishte xheloze që e pa burrin e saj në një përqafim me Penelope Cruz dhe në komentin e saj vendosi tre fytyra të buzëqeshura me zemra. 

Lewandowski u fotografua duke përqafuar Penelope Cruz!... Ja si reagoi

Anna ka dy vajza me Robertin dhe nuk ka udhëtuar në SHBA, por ka qëndruar me to në Barcelonë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll