Sport

Ja sa paguhet gazetari më i saktë i merkatos së futbollistëve Fabricio Romano!

Ai nuk fitoi famë brenda natës, as me ndonjë llojë truku marketingu. Sekreti i suksesit të tij është puna dhe vetëm puna. Së fundmi ai ka treguar se ka përdorur telefonin e tij për 17 orë e 37 minuta më 5 korrik, gjë që flet shumë se sa i përkushtuar është në punën e tij.

29 Korrik 2023, 10:30 Nga DOSJA
Ja sa paguhet gazetari më i saktë i merkatos së

ITALI - Ky gazetar italian njihet si i pari që ka publikuar bomba transferimi kur bëhet fjalë për futbollin europian.

Italiani e nisi karrierën e tij si gazetar sportiv në vitin 2011, kur ishte 18 vjeç. Ai është i specializuar në transferime dhe publikon çdo ditë informacione për transferimet e lojtarëve në llogarinë e tij në Twitter. Profili i tij ka 17 milionë ndjekës, dhe 21 milionë në Instagram.

Ai nuk fitoi famë brenda natës, as me ndonjë llojë truku marketingu. Sekreti i suksesit të tij është puna dhe vetëm puna. Së fundmi ai ka treguar se ka përdorur telefonin e tij për 17 orë e 37 minuta më 5 korrik, gjë që flet shumë se sa i përkushtuar është në punën e tij.

- Ndonjëherë është vërtet çmenduri, kështu që mund të kaloj 18 orë në ditë në telefon. Sapo fillon afati kalimtar, e kaloj gjithë ditën në telefon. Ato ditë nuk kam kohë as për asgjë për veten dhe as për familjen, thjesht punoj. Për fat të mirë, njerëzit nga të cilët jam i rrethuar e dinë tashmë se puna ime kërkon një përkushtim të tillë dhe të gjithë e respektojnë këtë - tha Fabrizio Romano në një intervistë të fundit për Flashscore News.

Një punë e tillë shpërblehet në fund. Sipas mediave britanike, Romano fiton rreth 80 mijë euro në muaj vetëm nga postimet në Twitter.

Romano popullarizoi shprehjen "Ja ku shkojmë", e cila përdoret kur të gjitha palët kanë rënë dakord dhe një transferim është i pashmangshëm. Ai ndryshon nga shumica e gazetarëve sepse është shumë i kujdesshëm dhe i saktë – nuk ka informacion të paverifikuar dhe të pasaktë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll