Sport

Sulm vrasës ndaj tifozit të Levskit në Shkup - Ai është në gjendje kritike (video)

Një tifoz bullgar i Levski Sofjes, i cili u godit me thikë mesditën e së enjtes nga tifozët e Shkupit, ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

29 Korrik 2023, 09:03 Nga DOSJA
Sulm vrasës ndaj tifozit të Levskit në Shkup - Ai është

MAQEDONI E VERIUT - Incidente të rënda para dhe gjatë ndeshjes u regjistruan në ndeshjen për turin e dytë të Ligës së Konferencës mes Shkupit dhe Levski Sofias, e cila ishte cilësuar si me rrezikshmëri të lartë.

Megjithatë, tifozët bullgarë morën 1600 bileta dhe disa orë para ndeshjes, dy makina me targa bullgare kaluan në një lagje të frekuentuar nga tifozët e Shkupit.

Sulmi ishte vrasës, ku njerëzit e Shkupit thyen me furi makinat, ndërsa parakaluan dhe rrëzuan një mbështetës të Levskit dhe e goditën me thikë. I riu bullgar është dërguar në spital dhe gjendja e tij është kritike.

Madje, para fillimit të ndeshjes, tifozët bullgarë tentuan të largoheshin masivisht nga rrugët e qytetit, por kjo manovër rezultoi me incidente të tjera. Me ndërhyrjen e policies situate dalngadalë u qetësua ndërkohë që u arrestuan edhe disa prej agresorëve.

“Jemi sulmuar nga një grup prej 20 personash, udhëtonim me dy vetura, fëmija që u godit me thikë ishte në makinën e pasme. Ai u dërgua në spital, por ende nuk e dimë në çfarë gjendje është”, tha një tifoz i Levskit që ndodhej në vendin e sulmit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll