Bota

Makthi i fëmijëve/ Kishte përdhunuar 71 të mitur, pedofili vritet në burg me 71 goditje thike

16 Tetor 2019, 15:33 Nga DOSJA
Makthi i fëmijëve/ Kishte përdhunuar 71 të mitur, pedofili

BRITANI E MADHE- I akuzuar për përdhunimin e 71 fëmijëve, një nga pedofilët më të tmerrshëm në kohën që jetojmë është gjetur i vrarë në burg. Pedofili serial Richard Huckle, 33 vjeç ishte dënuar me 22 burgime të përjetshme, por gjeti vdekjen në qeli me 71 goditje thike. Vlen për t’u theksuar fakti se goditja e thikëve që i morën jetën, ishte aq sa numëri i fëmijëve që ai kishte përdhunuar.

Lajmi për vrasjen e tij është shpërndarë në mediat vendase. Ai është cilësuar si një nga pedofilët më të rrezikshëm në botë. Huckle, u hetua fillimisht nga policia australiane dhe më pas u deportua në vendin e tij ku u shpall fajtor për 71 përdhunime me fëmijë nga pak muajsh deri në 12 vjeç, krime të kryera në Malajzi, vend ku kishte qëndruar për disa vite, i fshehur pas rolit të një mësuesi misionar protestant, shkruajnë mediat angleze.

Richard Huckle vepronte prej vitesh në lagjet më të varfëra të Kuala Lumpur, ku ishte kthyer në tmerrin e fëmijëve. Ai qëndronte pas një misioni bamirës të një shoqate jofitimprurëse, ku përfitonte nga jetimore dhe qëndra të ndryshme. Disa nga aktet e tij, Huckle i dokumentoi me foto dhe video, duke i publikuar në një sajt pedofilësh.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota makthi i femijeve pedofili serial makthi i femijeve pedofili serial

Sondazh

Poll