Bota

“Bëni detyrat ose ju dërgoi në dhomat e gazit”/ Kërcënoi nxënësit hebrenj, pushohet nga puna mësuesja

16 Tetor 2019, 10:15 Nga DOSJA
“Bëni detyrat ose ju dërgoi në dhomat e gazit”/

ANGLI- Një mësuese e shkollës “Neëberry Primary School” në Mbretërinë e Bashkuar është pushuar nga puna pas një “batute” të pavend që ka shkëmbyer me nxënësit e saj hebrenj. Teksa ndodhej përballë një auditori me 28 nxënës 10-vjeçarë, ku 11 prej tyre ishin hebrenj mësuesja i ka kërcënuar ata se nëse nuk mbaronin detyrat e shtëpisë do i dërgonte në dhomat e gazit. “Bëni mirë t’i përfundoni detyrat ose do t’ju shpie të gjithëve te dhomat e gazit”, është shprehur mësuesja para nxënësve të saj.

Kjo batutë e mësuese nuk është pritur mirë nga nxënësit hebrenj, ku njëri prej tyre e ka kundërshtuar. Pas këtij kundërshtimi mësuesja u tërhoq nga “batuta” e pavend dhe tha se ishte vetëm një shaka, duke u kërkuar nxënësve që të mos i tregonin askujt.

Pavarësisht kërkesës së mësueses për të mos i treguar njeriu, nxënësit kanë lajmëruar prindërit e tyre dhe lajmi u shpërnda me shpejtësi në grupet e shkollës të krijuara në ëhatssap. Daily Mail shkruan se rindërit telefonuan menjëherë stafin drejtues dhe kërcënuan se nëse mësuesja nuk pushohej, do t’i largonin fëmijët e tyre nga shkolla në fjalë. Kështu, bordi i godinës arsimore mbajti një mbledhje të menjëhershme ku vendosi largimin e mësueses.

Shkolla, në të cilën gjenden 203 nxënës të moshave 4-11 gjendet në Radlett, Hertfordshire, një fshat ku rreth një e katërta e 8,000 banorëve janë hebrenj.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dhomat e gazit mesuesja kercenon nxenesit nxenesit hebrenj dhomat e gazit mesuesja kercenon nxenesit nxenesit hebrenj

Sondazh

Poll