Bota

Ish-ministri i Brendshëm Matteo Salvini shtrohet me urgjencë në spital, ‘qetëson’ ndjekësit: Jam mirë!

16 Tetor 2019, 14:29 Nga DOSJA
Ish-ministri i Brendshëm Matteo Salvini shtrohet me urgjencë në

ITALI– Ish-ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini është shtruar me urgjencë në spital mbërmjen e djeshme.

Sipas La Stampas, drejtuesi i Lidhjes u dërgua në spitalin San Paolo di Monfalcone, në provincën e Gorizia, ku iu nënshtrua testeve mjekësore. Sidoqoftë nuk ishte asgjë serioze. 

Situatën e ka sqaruar vetë ish-ministri, i cili ka treguar se gjendja e tij shëndetësore nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Miq doja t’ju falënderoja shumë për të gjitha mesazhet që më dërguat dhe t’ju siguroja: këtë mëngjes pata pak dhimbje barku, asgjë serioze! Jam mirë dhe tashmë jam duke shkuar për në Umbria. Sidoqoftë, kjo bezdi më pengoi të marr pjesë në Trieste në funeralin e Pierluigi dhe Matteo. Më vjen shumë keq për këta heronj, mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjet e tyre, për Policinë e Shtetit dhe për të gjithë ata që mbajnë një uniformë dhe mbrojnë çdo ditë sigurinë e italianëve në rrezik të jetës së tyre,”-shkruan Salvini. 

Megjithatë pavarësisht gjendjes shëndetësore ka marrë pjesë në funeralin e dy efektivëve të Policisë, të cilat u vranë nga dy hajdutë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota itali matteo salvini semuret matteo salvini itali matteo salvini semuret matteo salvini

Sondazh

Poll