Bota

Flamuri shqiptar në zyrën e Albin Kurtit “irriton” Vuçiç, presidenti serb i kërkon llogari ambasadorit britanik

16 Tetor 2019, 12:13 Nga DOSJA

KOSOVË- Në lidhje me një takim që ka realizuar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me ambasadorin britanik Nicholas Abott ka reaguar kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Presidenti serb është nxitur për reagimin e tij nga flamuri shqiptar që ndodhet mbrapa ambasadorit Abott dhe Kurtit.

Përmes një postimi në Twitter, Vuçiç ka pyetur ambasadorin britanik se në cilin shtet i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti. Gjithashtu ai thekson se do vazhdojë ta bëjë këtë pyetje derisa të marrë një përgjigje. “Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’iu pyes derisa të marr një përgjigje për këto pyetje”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Twitter.

Me flamurin e Shqipërisë në sfond janë fotografuar edhe ambasadorë të tjerë të vendeve të huaja në Kosovë, duke përjashtuar këtu ambasadorin gjerman, Christian Heldt dhe atë të SHBA-ve, Philip Kosnett.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll