Bota

Vrasja e politikanit serb Ivanoviç që tronditi Kosovën, arrestohen dy të dyshuar

16 Tetor 2019, 14:15 Nga DOSJA
Vrasja e politikanit serb Ivanoviç që tronditi Kosovën,

KOSOVË- Dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç. Ky lajm është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cila ka folur për Radio Evropa e Lirë. Ai konfirmoi se janë arrestuar dy persona të dyshuar për lidhje me vrasjen e Ivanoviç të dy pjesëtarë të strukturave të policisë.

Mund të konfirmojmë se sot (16 tetor) në orët e hershme të mëngjesit, në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion që ndërlidhet me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhëresës për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore, dhe ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar, zyrtar policor (R.B), i përfshirë në urdhër kontroll, përderisa i dyshuari tjetër po ashtu pjestar policor, mbetet në kërkim. Gjatë operacionit policor, është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar, tek i cili është gjetur një armë”, bëri të ditur Kelani.

Gjatë këtij operacioni, që është zhvilluar në orët e hershme, policia po ashtu ka konfiskuar edhe dy armë të tjera dhe municion. Por, prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, tha se aksioni në veri, është zhvilluar mbi dyshimin për krim të organizuar dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare. “Ne kemi shkuar për krim të organizuar dhe keqpërdorim. Tash, të shohim gjatë hetimeve se çfarë do të dalë. Mund të jenë edhe këta (personat e arrestuar) të involvuar në atë rast, në një mënyrë apo në mënyrë indirekte, por për momentin ne e kemi për krim të organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Hoxha.

Oliver Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit 2018 në Mitrovicën e Veriut para selisë së partisë së tij. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni vrasja e oliver ivanoviç vrasja e oliver ivanoviç

Sondazh

Poll