Bota

Turqia refuzon armëpushimin kundër Sirisë, 160 mijë njerëz lënë shtëpitë, SHBA e kërcënon me sanksione të ashpra

16 Tetor 2019, 09:27 Nga DOSJA
Turqia refuzon armëpushimin kundër Sirisë, 160 mijë

TURQI- Situata është teje delikate mes Sirisë dhe Turqisë që prej kohës kur Trump u pendua për tërheqjen e forcave ushtarake nga kufiri, duke bërë që Turqia dhe Siria të përfshihen  në një konflikt.

Së fundmi qeveria turke ka refuzuar armëpushimin, duke bërë që më shumë se 160 mijë persona të largohen nga Siria e veriut, ndërsa sulmi turk po përshkallëzohet.

Sipas mediave të huaja institucionet e caktuara  kanë dalë në përfundimin se numri i njerëzve që po trasferohen është gjithmonë e në rritje.

Bazuar në deklaratat e bëra  nga autoritetet kurde, besohet të jenë zhvendosur 275 mijë njerëz.

E nga ana tjetër Turqia  ka theksuar  se nuk do të heq dorë nga nga operacionet ushtarake, dhe nuk do të ketë armëpushim ndaj kurdëve në Siri.

“Nuk mund të negociosh me terroristë. Nuk është realiste dhe partnerët tanë në Europë e NATO duhet ta ndryshojnë qëndrimin”, – është shprehur  zv.presidenti turk.

Por ndërkohë qeveria amerikane ka premtuar sanksione të ashpra ndaj Turqisë nëse nuk bën armëpushim kundër Sirisë.

 A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota armepushim shba sanksione te ashpra turqise siri turqi armepushim shba sanksione te ashpra turqise siri turqi

Sondazh

Poll