Politike

IRONIA/ Gjiknuri nxjerr në konferencë vendimin e Ramës për inceneratorët: Nëse nuk jepja autorizimin, unë shkelja ligjin!

Gjiknuri tha sot se priste të pyetej nga gazetarët për këtë çështje, ndërsa e tha me ironi se nëse nuk do të jepte autorizimin në atë kohë, pas "ok" që i kishte dhënë Këshilli  i  Ministrave që drejtohej nga Kryeministri, atëherë do të ishte në shkelje të ligjit. 

28 Korrik 2023, 12:36 Nga f.g
IRONIA/ Gjiknuri nxjerr në konferencë vendimin e Ramës për
Damian Gjiknuri, ish-minister

TIRANE- Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës nxorri sot në konferencën me gazetarët disa shkresa që sipas tij, ishin letra të vendimit të Këshillit të Ministrave për autorizimin e dhënë prej tij më pas për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan.

Pas denoncimit dhe akuzave që lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri dje duke thënë se ndarja e energjisë ishte bërë në favor të koncesionarit, ku qytetarët përfitojnë vetëm 2% dhe pjesën tjetër e merr koncesionari, Gjiknuri tha sot se priste të pyetej nga gazetarët për këtë çështje.

Ish-ministri zgjodhi ta përsëriste disa herë me ironi,se nëse nuk do të jepte autorizimin në atë kohë, pas "ok" që i kishte dhënë Këshilli  i  Ministrave që drejtohej nga Kryeministri, atëherë do të ishte në shkelje të ligjit. 

“Autorizimi që ka dhënë Ministri i Energjisë ka qenë në zbatim të ligjit në zbatim të kontratës së lidhur, ku thuhet qartë që ministria ka detyrimin të pajisë me leje dhe autorizimet e nevojshme duke cituar edhe ligjet konkretëe. Ju, po t’i referoheni… Unë i nxorra se ma mori mendja që mund të bëhej kjo pyetje… Këtu ka një vendim qeverie, ka një vendim të Këshillit të Ministrave, ka edhe një vendim të Këshillit të Ministrave në lidhje me rregullat e impiantit të energjisë dhe çdo gjë ka një bazë ligjore. Mjafton një gazetar të marrë një jurist dhe të pyesi: Vendimi a ka dalë në zbatim të ligjit dhe të vendimeve të Këshillit të Ministrave në fuqi? Kaq e thjeshtë është kjo punë. Pra absurditeti 25 vjeçar është absurditeti më i madh. E kam thënë me ironi që e trajtojnë sikur në partinë e tyre, që njëri ka vulën, tjetri s’ka vulën. Impianti në 7 vjet pasi shfrytëzohet nga privati i dorëzohet shtetit dhe sot shteti e ka. Qarku i Elbasanit kanë edhe të drejtën edhe autorizimin edhe licensat që ka marrë ky impiant dhe prodhon energji dhe shet energji për të rikuperuar kostot ekonomike. Nëse unë nuk do kisha dhënë autorizim për prodhimin e energjisë, atëherë unë do të shkelja ligjin” tha Gjiknuri./Dosja.al

damian gjiknuri inceneratori i elbasanit

Sondazh

Poll